Problemet e zemrës fillojnë që në moshën 12-vjeçare tek personat me dietë të varfër ushqimore
Një studim ka nxjerrë përfundime se njërëzit nuk fillojnë të vuajnë nga problemet e zemrës në moshë të rritur. Fëmijët që kanë një dietë të varfër ushqimore fillojnë të kenë dëmtime të zemrës që në moshën 12- vjecare. Studiuesit thanë se shumica e njerëzve fillon me një jetë të shëndetshme dhe pa probleme me zemrën, por kjo ndryshon që në vitet e para të jetës kur personi fillon të keq ushqehet.
“Studimet tona tregojnë se në përgjithësi fëmijët fillojnë me presion mjaft të mirë të gjakut, por derisa mbushin 12 vjec, rreth 30% e fëmijëve amerikan janë në mbipeshë ose obez”.
Studiuesit gjetën vetëm katër nga shtatë komponentët e një zemre të shëndetshme tek dietat ushqimore të fëmijëve nga 2 – 11 vjec. 90% e tyre konsumonin më shumë kripë sesa duhej dhe më shumë se gjysma merrnin më shumë kalori dhe pije të ëmbla sesa dieta e duhur.
/DailyMail