Për 6 minuta Emma Gonzales ka rrënqethur popullin amerikan me fjalimin e saj
Foto: Emma Gonzales/ Twitter
Mes lotësh dhe zërit që i dridhej, e mbijetuara nga incidenti i të shtënave me armë në Florida, Emma Gonzalez qëndroi minutat e para të fjalimit të saj e heshtur para turmës së mijërave perosnave që ishin mbledHur në marshimin në Uashington. Ajo vijoi të qëndronte e heshtur, jo në gjendje për të folur.
Ky fjalim zgjati për 6 minuta e 20 sekonda, hapësira kohore që sipas Gonzales është e njëjta me sasinë kohore që iu desh dhe personit që hapi zjarrin për të vrarë 17 persona dhe të lëndojë 15 të tjerë në gjimnazin “Douglas High School” në Parkland, Florida muajin e kaluar.
“Gjithësecili që e ka provuar dhunën e të shtënave të armëve e kupton sa e tmerrshme është kjo gjë, koha në të cilën ti pret të zbulosh për shokët/shoqet e klasës të vrarë” u shpreh Gonzales për turmën e cila dëgjontë mes lotësh rrëfimin e saj. “Mjaftuan vetëm 6 minuta e disa sekonda që arma e tipit AR-15 ti merrte jetën shoqes sime Carmn Schentrup, e cila nuk do të ankohet më për mësimet e pianos tek mua…”
Gonzales vijoi të listonte emrat e personave të vdekur në incidentin e Floridës në 14 shkurt. Gonzales është një prej dhjetëra adoleshentëve nga gjimanzi i Floridës që janë shndërruar në aktivistë për kontrollin e armëve. Përpjekjet e tyre kanë mobilizuar shumë të rinj në mbarë Amerikën, me dhjetëra dhe qindra të tjerë që marrin pjesë në tubime përgjatë vendit. Ajo e mbylli fjalimin me thirrjen “Lufto për jetën tënde, përpara se të jetë në dorën e dikujt tjetër”.
Më poshtë gjendet dhe fjalimi i plotë i aktivistes Gonzales:
/k.m./
Burimi: South China Morning Post