Një nga vendet që ngjall më shumë debat, kufiri SHBA-Meksikë, nga ku mijëra emigrantë ende përpiqen të kalojnë për në SHBA, këtë herë u kthye në një park lojërash për fëmijë të të dy anëve të kufirit.
Tri kolovajse të ndritshme u instaluan nga arkitektët kalifornian Ronald Rael dhe Virginia San Fratello me mbështetjen e kolektivit artistik Chopeke në Ciudad Juarez, Meksikë.
Instalimi ka për qëllim “njohje të veprimeve që ndodhin nga njëra anë dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë nga ana tjetër”, shkroi Rael në faqen e tij në Instagram.
Projekti, i pagëzuar “Wall Teeter Totter”, simbolizon “ekuilibrin delikat” midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe ndërvarësisë së tyre ekonomike, sipas arkitektëve.
“Meksikanët lëvizin drejt SHBA-ve për të gjetur punë, por njëkohësisht e kanë shumë të vështirë për të jetuar të qetë në vendin e tyre. Industria dhe bujqësia amerikane varen nga prurjet e punës së emigrantëve, megjithatë Departamenti i Sigurisë, Patrulla Kufitare dhe Shërbimet e Emigracionit e kanë bërë atë gjithnjë e më e vështirë ardhjen e punëtorëve të huaj.”
Instalimi synon të bëj bashkë fëmijë dhe të rritur në të dy anët e murit, duke treguar se çfarë ndodh në një vend ka pasoja të drejtpërdrejta në tjetrin.
Ai gjithashtu po përpiqet të ul tensionet midis dy vendeve për çështjet e emigracionit dhe kufirit, të cilat vijojnë të polarizojnë tejmase atmosferën në të dy anët e kufirit.