Nxenësit e shkollave 9 vjeçare angazhohen në kuadër të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë”
Krahas daljes së aplikacionit TrashOut, sot më datë 21 nëntor në kuadër të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë” janë angazhuar edhe nxënësit e ciklit të ulët të cilët kanë marrë përsipër të organizohen në grupe pune për të pastruar zonat rreth shkollave të tyre nën kujdestarinë e mësueve.
Në fotot e mëposhtme ndodhet një pjesë e aksionit të nxënësve të klasës së shtatë të shkollës 9 vjeçare “Emin Duraku” të cilët pastruan lagjen pranë Urgjenës së Tiranës. Sipas mësuesve shkolla “Emin Duraku” ka marrë përsipër të pastrojë të gjithë rrugen “Gjin Bue Shpata” dhe zonat rreth Stadiumit “Dinamo”. Mësueset ishin treguar të kujdeshme për ti pajisur nxënësit me dorashka për ta mbajtur punën e tyre brenda standardeve të higjenës.