Një tjetër foshnje viktimë e të ftohtit? AP: Masa urgjente, të mos humbasim më jetë të pafajshme
Mbrëmjen e kaluar, një foshnje 7-muajshe është dërguar e pajetë në spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve të spitalit, fëmija dyshohet se ka ndërruar jetë nga të ftohtit por babai i foshnjes nuk ka pranuar që t’i bëhet autopsia.
Familja Spahiu është nga Dibra, por prej disa kohësh jeton në fshatin Cerkovicë të Sarandës në kushte të vështira ekonomike.
Pas vdekjes së foshnjës në Sarandë ka reaguar Avokati i Popullit Igli Totozani. Totozani i bën përsëri apel këtë herë shurdhërisë dhe indiferencës së pushtetit vendor dhe atij qendror, që i kanë lënë këto shtresa në nevojë në pikë të hallit, aq sa nuk munden t’i mbijetojnë të ftohtit.
“Totozani, i shpreh ngushëllimet familjes Spahiu për humbjen e rëndë, në këto kushte të tmerrshme. Avokati i Popullit kërkon me forcë marrjen e masave urgjente për të pastrehët, të varfrit dhe të pamundurit, që të mos humbasin më jetë të pafajshme”, thuhet në komunikatën zyrtare. /m.g