Makineria që merr frymë – Konkursi “Fotografo për të drejtat e tua”
Ervin Kurti nga qyteti i Tiranës merr pjesë në konkursin “Fotografo për të drejtat e tua” me një fotografi të titulluar “Makineria që merr frymë”, e cila flet për varfërinë dhe punën e detyruar të fëmijëve në qytetin e Fierit.
Përshkrimi i fotografisë:
Çdo ditë shohim nëpër rrugët e Tiranës, Durrësit, Fierit, etj., fëmijë nga komuniteti Rom që punojnë që në moshë të vogël, pa pasur mundësi që të shkollohen dhe të dalin nga varfëria! Pjesa tjetër e popullit e injoron këtë fakt. Kjo foto është bërë në qytetin e Fierit, gjatë prishjes së ndërtimeve në krah të lumit Gjanica. Këta fëmijë 4 dhe 5 vjeç kanë dalë bashkë me prindërit e tyre për t’i ndihmuar që të nxjerrin hekur nga ndërtesat që u prishën prej Bashkisë së Fierit.
Të gjithë ne duhet të kuptojmë që jemi të barabartë dhe nuk duhet të lejojmë që të kemi pamje të tilla në rrugët e qyteteve tona.
Emër: Ervin
Mbiemër: Kurti
Qyteti: Tiranë
Titulli: Makineria që merr frymë