Korçë, 13 vjeçarja mbetet shtatzënë si pasojë e përdhunimit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Mësohet se një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 19-vjeçar. Për këtë arsye, ajo ka mbetur shtatzënë.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në qershor, duke qenë se vajza është në muajin e shtatë të shtatzanisë. Por, mamaja 35-vjeçare e vajzës, e ka denoncuar këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë.
Tashmë 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga ana e policisë.