“Imagjinoni Shqipërinë një vend ku të drejtat e çdo fëmije janë realizuar”
Për të festuar 25 vjetorin e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, UNICEF është bashkuar me Yoko Ono, producent dhe DJ David Guetta për të lançuar projektin #IMAGINE për të ndërgjegjësuar rreth misionit të tyre globat.
Këngëtarë nga e gjithë bota do të shfaqen në videon e UNICEF-it që do të dalë në fund të vitit, duke i kërkuar fansave ta shpërndajnë mesazhin nëpërmjet hashtagut #IMAGINE.
UNICEF ka shprehur mirënjohje për këngëtarët shqiptarë Elton Deda dhe Era Rusi, gazetaren Monika Stafa dhe producentin Eno Milkani për kontributin e tyre për të ngritur zërin me UNICEF që të imagjinojmë një botë më të mirë për fëmijët.