Finlandë: “Lamtumirë” shkrimit me dorë, fëmijët do të mësojnë të shkruajnë në tastierë kompjuteri
Shkarravinat në cepat e fletoreve apo letrat e dashurisë të shkruara me kujdes, do të jenë thjesht gjëra të së shkuarës për të rinjtë finlandez, kjo falë një ligji të ri të vendosur nga qeveria.
Shkollat në Finlandë po i hedhin tutje metodat e mësimit të shkrimit me dorë dhe do t’i kalojnë fëmijët direkt në tastierën e kompjuterit. Kjo sepse është tashmë e pranuar se sms-të, apo përdorimi i metodave të tjera elektronike, ka zenë vend primar në komunikimin e moshave të reja.
“Kur fëmijët futen në klasë të parë, duan pothuajse një vit të tërë të mësojnë të shkruajnë. Pra duhet një vit përqëndrim në atë që shkruajnë jo vetëm të mësojnë se si, sot fëmijët nuk kanë kohë të bëhen të shpejtë në shkrimin me dorë, sepse as nuk i hyn më në punë”.
Gjithashtu thuhet se arsye tjetër që çoi në këtë vendim, është fakti se siç nuk është e lehtë për fëmijët të shkruajnë me dorë, nuk është e lehtë as për mësuesit t’i lexojnë shkrimet e tyre. Ndaj që prej 2016-ës, fëmijët do të mësojnë në shkollë të shkruajnë në tastierë, pasi kjo është mënyra më e përdorur në tregun e punës.
Edhe disa shtete amerikane e kanë hequr shkrimin e dorës nga kurrikula, ndërsa në Europë, ishtë Franca, shqteti që e hoqi për një kohë të shkurtër, por u rikthye pasi shkencëtarët thanë se të shkruarit me dorë ndihmonte trurin të funksiononte më mirë dhe nuk duhej hequr.
/The Guardian