Dokumentari shokues që trajton abuzimet seksuale të klerit polak
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/05/48745256_303.jpg)
Filmi, “Mos i trego kujt” (Tell no one), tregon sesa priftërinj abuzivë nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi dhe se nuk janë marrë masa për veprimet e tyre. Në zgjedhjet parlamentare evropiane dhe polake që do të mbahen këtë vit, deklarata e Jarosłaë Kaczyński “Kush ngre një dorë kundër kishës, duke dashur ta shkatërrojë atë, është duke ngritur një dorë kundër Polonisë” mund të ketë efekt negativ. Tani që “Tell No One” është publikuar, mbështetja e pandërprerë e Kaczyński-t për Kishën Katolike nuk shihet me sy të mirë prej votuesve. Ai është kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi (PiS), si dhe lideri de facto i vendit. PiS ka pasur gjithmonë lidhje të forta me klerin dhe shumë priftërinj polakë e peshkopë, kanë mbështetur hapur partinë.
Kreu i opozitës Grzegorz Schetyna tashmë e ka përdorur skandalin si një mjet për të sulmuar liderin polak. “Kush ngre një dorë kundër fëmijëve polakë, ngre një dorë kundër Polonisë,” tha ai, duke aluduar në vërejtjen mbi deklaratën e bërë nga rivali i tij.
Sa u përket udhëheqësve të klerikëve, reagimet ndaj filmit ishin të përziera. Princi i Polonisë, Wojciech Polak, deklaroi “Më vjen keq për çdo plagë të shkaktuar nga njerëzit e kishës”. Nga ana tjetër, kryepeshkopi i Gdanskut, i cili është akuzuar në këtë dokumentar se ka pasur dijeni, për një nga abuzimet, pohoi se nuk e kishte parë dokumentarin. “Unë nuk merrem me gjëra të vjetra,” u shpreh ai. .
Në Poloni, Kisha është më shumë sesa vetëm një institucion fetar, pasi ka ndikim të madh mbi arsimin, kulturën, ligjin dhe politikën.
Kaczyński deklaroi se partia e tij ka qenë gjithmonë e angazhuar për ta goditur abuzimin seksual; megjithatë, ai nuk u tërhoq asnjëherë nga mbështetja e tij ndaj Kishës.
Versionin e dokumentarit me titra anglisht mund ta gjeni në YouTube duke klikuar këtu.
Rekomandim për t’u lexuar:
•https://www.politico.eu/article/poland-catholic-church-sex-abuse-scandal-politics-tell-no-one-film/?fbclid=IwAR1V4MzksLO4RIHLfQMrvx95QPkbE8dK8f5Y5Encu32PtkuX6xXXdi_-pg4