Denoncimi/ Drejtoresha shkarkon mësuesen dhe iu bën presion nxënësve. Hesht ministrja e Arsimit
Grupi “Protestuesi”, grup që prej disa kohësh njihen për protestat me maska, denoncojnë në faqjen e tyre sjelljen e një drejtoreshe shkolle në Tiranë.
Bëhet fjalë për drejtoreshën e shkollës “Myslym Shima” në Yzberisht, e cila sipas “Protestuesi-t” ka hequr nga puna në mënyrë të padrejtë një mësuese.
“Një prind i shqetësuar na dërgoi mesazh tek faqja protestuesi për të denoncuar sjelljen e drejtoreshës së shkollës ”Myslym Shima” në Yzberisht, e cila bënte presion psikologjik tek fëmijët për të firmosur një dokument ku ata të deklaronin se gjithçka është në rregull pas heqjes nga puna të mësueses së tyre kujdestare”, shkruhet në faqjen e tyre.
Për këtë problem të denoncuar, ata i kanë nisur një email ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, duke i kërkuar ta marrë në konsideratë dhe ta trajtojë si çeshtje pasi është e turpshme për trupën arsimore.
Por, ky email është nisur që në 25 nëntor dhe në një postim të sotëm, “Protestuesi” shkruan se “ministrja e Arsimit, znj.Lindita Nikolli ka 1 javë që sna ka kthyer përgjigje”.
Nuk dihet nëse ministrja ka vendosur të marrë masa për drejtoreshën pa kthyer përgjigje, apo thjesht ka zgjedhur ta injorojë problemin.
/m.g