Bojkot paneleve vetëm mashkullore
Një grup ekonomistësh dhe akademikësh të njohur nga Spanja kanë nënshkruar një dokument që premton të mos paraqiten si folës në ndonjë ngjarje akademike apo tryezë të rrumbullakët nëse nuk ka edhe eksperte gra.
Pse ka rëndësi kjo histori:
Vala e feminizmit që po kalon përmes Spanjës ka arritur edhe botën akademike. Një numër në rritje burrash janë bërë të ndërgjegjshëm për pabarazinë gjinore dhe padrejtësinë shoqërore që ajo përfaqëson, dhe ata janë bashkuar për të luftuar kundër kësaj mosbalance. Tani, një numër i konsiderueshëm akademikësh dhe ekspertësh ekonomikë, shumë prej të cilëve në pozita me autoritet të madh, kanë nënshkruar një dokument të hapur, të quajtur No Sin Mujeres (ose Jo Pa Gra). Në të, ata zotohen të mos marrin pjesë në evente, konferenca ose në panele diskutimesh me më shumë se dy persona ku nuk ka të paktën një grua që të flasë si eksperte.
Si rezultat, eventet e shumta në të cilat të gjithë folësit janë meshkuj do të bëhen përjashtim në Spanjë, dhe jo të jenë norma.
Dhe kjo do të ndodhë jo vetëm për shkak se një numër në rritje burrash ndjehen tw inkurajuar nga kjo prirje që po trondit marrëdhëniet gjinore. Ajo gjithashtu ka një efekt parandalues mbi organizatorët, të cilët do të ndalojnë krijimin e eventeve ku gratë, të cilat përbëjnë mbi 50% të shoqërisë, vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara.
Ajo që kërkohet tani është që Ligji për Barazinë i vitit 2007 të zbatohet me të vërtetë. Ligji thotë se duhet të ketë barazi gjinore (të paktën 40% gra apo burra) në pozita të larta qeveritare dhe tribunale akademike. Është nëpërmjet rritjes së vizibilitetit që ne mund të kontribuojmë në luftën kundër pabarazisë, diskriminimit dhe stereotipeve të dëmshëm./A.A.