ASHMDF iu tërheq vëmendjen mediave: Tregoni kujdes në raportimin mbi ngjarjen e motrave Kajtazi
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve iu ka tërhequr vëmendjen 9 mediave në vend, përfshirë televizionet kombëtare, të tregohen të kujdeshme në paraqitjen e lajmeve mbi fëmijët.
“Të nxitur nga rasti i fundit i dy motrave K., – thuhet në njoftim, – por jo vetëm, i kujtojmë mediave se detyra e tyre kryesore është mbrojtja e imazhit dhe respektimi me rigorozitet i privatësisë së të miturve.
Duhet shmangur çdo raportim apo transmetim, që çon direkt apo indirekt në identifikimin me pamje dhe zë, me gjeneralitete, apo adresë të çdo fëmije që mund të jetë ose është viktimë apo i akuzuar për kryerjen e një vepre penale. Kjo nuk ndihmon aspak riintegrimin e fëmijëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.”
Në fund të njoftimit, renditen emrat e mediave që iu paralajmërohen për këtë rast: Tema, Shqip, Dita, Shqiptarja, Klan, A1Report, Panorama, Gazeta Shqiptare, Top Channel.