A mund ta gjesh kush është mamaja jote me sy të lidhur?
Shikoni se çfarë ndodh kur fëmijëve u kërkohet të gjejnë se cila, prej një grupi femrash, është nëna e tyre, ndërkohë që i kanë sytë e lidhur.
A mundet një fëmijë ta njohë nënën e tij thjesh nëpërmjet prekjes dhe aromës?
Në këtë video, gjashtë gra dhe fëmijët e tyre janë zgjedhur për të gjetur këtë përgjigje.
Të vegjëlve u janë lidhur sytë dhe u është kërkuar të gjejnë mamanë e tyre mes një grupi grash, ndërkohë që mamatë shihen tek presin në ankth për të parë nëse fëmija i tyre do i gjejë.
Kjo video titullohet Lidhja Unike (The Unique Connection) dhe është krijuar për të dëshmuar lidhjen speciale mes nënës dhe fëmijës.
Videoja ka arritur 4.7 milion shikime dhe ka tërequr vëmendjen e shumë personave të famshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=DRoqk_z2Lgg
Aktori Ashton Kutcher e ka shpërndarë këtë video në profilin e tij në Facebook duke shkruar: “Mund ta shoh këtë video gjith ditën”.
Dita e Mamasë festohet në 10 Maj në Australi dhe SHBA. Ndërsa shumë vende të tjera e festojnë këtë ditë në mars.
/DailyMail