Themeluesja e Down Sindrome Albania: Nuk janë nënat përgjegjëse për fëmijët autik
Ditët e fundit, në disa media online, ka qarkulluar një artikull me titull “Zbulohen shkaqet e autizmit”. Por në brendësi të lajmit, shihet që flitet vetëm për një studim suedez, sipas të cilit fëmijët e nënave me sindromën ovariane policistike (PCOS) janë më të rrezikuar për t’u prekur nga autizmi.
Për këtë titull “bombastik”, që për shumë prindër të fëmijëve autikë mund të duket si një fije shprese dhe më pas rezulton të tregojë vetëm përfundimet e disa studimeve, ka reaguar edhe Emanuela Pepkola Zaimi, themeluesja e Down Sindrome Albania.
Në një postim në profilin e Facebook, Zaimi ka shkruar se mediat nuk bëjnë mirë që fajësojnë mamatë për fëmijët autik kur në të vërtet thjesht tregohet që janë faktor risku më i lartë.
“Titulli “zbulohet shkaku i autizmit”, bombastik fare! Thash me vete shyqyr u gjet, para se ta lexoja. Ky është vetëm një risk faktor, asgjë nuk është gjetur me saktësi”, shkruan Zaimi. /m.g/