Studim/ Rreziku për fëmijë autik, tek nënat adoleshente dhe prindërit me diferencë të madhe moshore
Rreziku për lindjen e fëmijëve autik është më i madh tek nënat adoleshente dhe tek prindërit me diferencë të madhe moshe mes tyre.
Studimi shumëkombësh i kërkimeve të shëndetit publik në Autism Speaks, gjithashtu konfirmoi se prindërit e moshuar janë në rrezik më të lartë për të pasur fëmijë me autizëm. Analiza përfshinte më shumë se 5.7 milionë fëmijë në pesë vende.
“Edhe pse ne kemi parë kërkime mbi autizmin dhe moshën e prindërve dhe më përpara, ky studim nuk është i ngjashëm me asnjë studim tjetër. Këto të dhëna na lejuan të shohim marrëdhëniet mes moshës së prindërve dhe autizmit në një rezolutë shumë të lartë, si nën një mikroskop” thotë bashkë-autori Michael Rosanoff.
Në mënyrë të veçantë studimi gjeti se normat e Autizmit ishin 66% më të larta në mesin e fëmijëve të lindur nga baballarët mbi 50 vjeç se sa në mesin e atyre të lindur nga baballarë në të 20-tat e tyre. Normat e Autizmit ishin 28% më të larta, kur baballarët ishin në 40-tat e tyre kundrejt baballarëve në të 20-tat e tyre.
Sakaq, sipas studimit, normat e autizmit ishin 8% më të larta në mesin e fëmijëve të lindur nga nëna adoleshente, se në mesin e atyre të lindur nga nëna në të 20-tat e tyre.
Gjetjet e tjera në lidhje me autizmin janë:
-Normat e Autizmit ishin 15% më të larta te fëmijët e lindur nga nëna në të 40-tat e tyre, në krahasim me ata të lindur nga nëna në të 20-tat e tyre.
-Normat e Autizmit rriten akoma më shumë kur të dy prindërit ishin më të vjetër, në përputhje me pritshmëritë se mosha e secilit prej prindërve kontribuon në rrezik.
-Normat e Autizmit gjithashtu u rritën me zgjerimin e diferencës midis moshës së dy prindërve. Këto norma ishin më të larta kur baballarët ishin midis 35 dhe 44 vjeç dhe partnerët e tyre ishin 10 ose më shumë vjet më të rinj. Në anën tjetër, normat u rritën kur mamatë ishin në të 30-tat e tyre dhe partnerët e tyre ishin 10 ose më shumë vjet më të rinj.
Burimi/ ATSH