Fenomeni i skllavërisë moderne cilësohet si një nga sfidat e mijëvjeçarit të ri, ku me miliona njerëz, përfshirë gra e fëmijë punojnë e shfrytëzohen në kushte të papërshtatshke e paguhen me çmime të papërfillshme në raport me fitimet e korporatave që i shfrytëzojnë ato.
Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar.
Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më parë. Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, thuhet në raportin e WalkFree mbi fenomenin e skllavërisë moderne.
Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë për të eleminuar skllavërinë moderne gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në hulumtim, që tregon vendet të cilat bëjnë pak, ose aspak përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund punës së detyruar.
Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim, tha raporti i organizatës me bazë në Australi.
“Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e hulumtimeve në Walk Free.
71% e viktimave të skllavërisë janë gra, ndërsa rreth 25% e tyre janë fëmijë. Fenomeni është i përhapur më tepër në Azinë oqeanike dhe në Afrikë, ku pothuajse jetojnë rreth 50% e viktimave të skllavërisë.
62% e rasteve të skllavërisë, gati 25 milionë njerëz, janë punë e detyruar ndërsa pjesa tjeter prej 15.4 milionë viktimash, që përbëjnë 38% të rasteve janë viktima të martesave të detyruara.
Gjetjet e plota të raportit mund ti lexoni në vijim: Raporti mbi skllavërinë moderne (Anglisht)
/K.J