Pitt dhe Jolie mbështesin vajzën e tyre që do të vishet si djalë
Fëmija më i madh biologjik i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, i quajtur Shiloh dhe që është caktuar femër në lindje, ka vite të tëra që shkon në ngjarje me tapet të kuq dhe shëtitje të familjes multikulturore me kostume, veshje djemsh, dhe flokë gjithnjë e më të shkurtër.
Rreth moshës 3 vjeçare, tani-8-vjeçarja informoi familjen se dëshiron ta thërrasin John – dhe të gjithë në familje janë të detyruar, sipas gazetës Britanike The Telegraph. (Për këtë arsye, ky artikull do të përdorë gjithashtu emrin John Jolie-Pitt.)
Kur Pitt kohët e fundit eci mbi tapetin e kuq në premierën e përpjekjes së fundit regjisoriale të Jolie, Unbroken, ylli shoqërohej nga tre fëmijët e tij – Pax, Maddox, dhe John- të gjithë të veshur me kostume dhe kravatë.
Jolie për herë të parë diskutoi tendencën e fëmijës së saj të parëlindur drejt gjërave që përgjithësisht konsiderohen mashkullore, në vitin 2010, kur aktorja fituese e çmimit Academy Award tha për Vanity Fair se fëmija i saj “dëshiron të jetë një djalë. … Ajo mendon se është një nga vëllezërit”.
The Telegraph përdori mbulimin që i ka bërë kohët e fundit familjes Jolie-Pitt për t’ju ofruar lexuesve këshilla se si t’ju përgjigjen fëmijëve të çdo moshe, të cilët shprehin dëshirën për të qenë një gjini e ndryshme se ajo që ju është caktuar në lindje. Duke u mbështetur në një intervistë me psikologen klinike Linda Blair, gazeta thekson se më e rëndësishmja për prindërit është që të pranojnë fëmijët e tyre ashtu siç janë, dhe jo të mbireagojnë për atë që disa mund ta shohin si tendencë ndër-gjinore.
Është e mundur që fëmijët të cilët vazhdimisht shprehin dëshirën për të qenë një tjetër gjini (në vend se të kenë thjesht një preferencë për lodra dhe veshje zakonisht të lidhura me gjininë e kundërt) do të rriten dhe të jenë transgjinorë ose me gjini jo konforme, por ata gjithashtu mund të jenë thjesht duke eksploruar identitetin e tyre.
“Për të eksploruar se çfarë do të thotë të jesh dy gjini njëkohësisht, është gjithashtu krejtësisht normale,” tha Blair për Telegraph. “Por problemi është që ne e kemi shtypur atë për kaq shumë gjenerata, saqë njerëzit nuk ndjehen ende komod me të. Ju nuk mund të bëheni ai që jeni deri sa të dini se çfarë nuk jeni.”
Nëse i riu Jolie-Pitt do të rritet për tu identifikuar diku përgjatë një spektri gjinor jo konform apo LGBT është e pamundur për ta ditur, por një gjë është e sigurt – të kesh prindër që përqafojnë kuriozitetin, pavarësinë e një fëmije, dhe vetë-drejtimin është e sigurt që jeta e atij fëmije do të jetë më e lehtë pasi ata kalojnë nëpër proçesin thellësisht njerëzor të të zbuluarit personit që janë në të vërtetë.
Marrë nga : advocate.com