Ndryshimet në formularin e ndihmës ekonomike
Këshilli i Ministrave ka vendosur që personat me ndihmë ekonomike në Tiranë, Durrës dhe Elbasan duhet të plotësojnë një formular të ri për të përfituar pagesat.
Formulari i verifikimit të situatës social-ekonomike, duhet të plotësohet fillimisht nga familjet që futen për herë të parë në skemën e ndihmës ekononomike, ndërsa për familjet e tjera do të fillojë të plotësohet çdo gjashtë muaj.
Formulari i ri përfshin përveç informacioneve personale të përfituesve, të dhëna për banesën, ujin, dritat, gazin dhe mallrat e qëndrueshme. Tek tipi i banesës do të përfshihen edhe numri i dhomave, ballkoneve, ashensorit etj. Po ashtu, formulari kërkon edhe një përshkrim të nivelit të jetesës së aplikantit.
Një pikë tjetër që i është shtuar formularit është refuzimi i kërkesës. Sipas tij, familjet të cilat kanë qoftë edhe vetëm një anëtar të tyre që ka bërë deklarim të rremë apo mos deklarim të ndryshimeve të situatës, do të përjashtohen nga përfitimi. /m.g
Burimi: BalkanWeb