Ndodh dhe kështu: Gjykata dënon një nënë për dhunën ndaj djalit
Ngjarja ndodhi më 25 qershor 2014, në një nga rrugët e zonës së Laprakës. Rreth orës 15:30, nëna ka goditur djalin e saj, Henri B., ku sipas vendimit të Gjykatës, para se të ushtronte dhunë e pandehura ka thënë dhe disa fjalë kërcënuese në drejtim të djalit të saj.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar këte grua me tre muaj burg për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj.
Por, për shkak të zhvillimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar, e pandehura përfitoi uljen e një të tretës së dënimit.
Në përfundim, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të dhe lënien e saj në liri me kusht për një periudhë prej 18 muajsh.
Gjatë kësaj kohe, ajo duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me Zyrën e Shërbimit të Provës, nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar, raporton “Panorama”.
Në lidhje me ngjarjen ka dhënë deklarime dhe djali ku ka rrëfyer për marrëdhënien e tensionuar që ai ka pasur në vijimësi me nënën e tij.
/k.p./Foto ilustruese nga HI