Muajt e fundit, studime statistikore të instancave të ndryshme flasin për një krizë të vërtetë demografike që ka përfshirë vendin. Emigracioni, rritja e jetëgjatësisë së popullsisë dhe pakësimi i lindjeve, kanë ndikuar në fenomenin e plakjes së popullsisë, duke pakësuar dhe shtesën natyrore të popullsisë, e cila ka kapur rekordin më të ulët historik që nga viti 1923.
Shtesa natyrore e popullsisë matet nga diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, dhe është duke ngushtuar më shpejtësi vit pas viti duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri pritet të jetë më i lartë se ai i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.
Gjatë vitit 2018 shtesa natyrore e popullsisë ishte 7130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të luftës së dytë botërore sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme por jo të grupuara vit pas viti tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, pasi shesta e popullsisë përgjatë viteve 1923-1945 sipas të dhënave zyrtare ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.
Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë numri i foshnjave të lindura ra nën nivelin 30 mijë. Numri i vdekjeve në 2018 ishtë 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore është përkeqësuar pasi rënia e lindjeve ishte më e lartë se rënia e vdekjeve.
Numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit lajmërojnë se numri i lindjeve do të jenë më rënie edhe në të ardhmen. Në Shqipëri pothuajse të gjitha lindjet vijnë në jetë përmes martesave. Numri i martesave në vitin 2017 ishte 11 për qind më i ulët e në vitin 2010.
Demografët lajmërojnë se rënia e numrit të lindjeve është një element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i parikuperueshëm, ndryshe nga rënie e popullsisë për shkak të emigracionit e cila dhe mund të ketë shprese për rikuperim. /k.j
Burimi: Monitor