Vetëm në një ditë, largohen prej vendit 38 emigrantë më shumë sesa ata që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mesatarisht emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave
Mesatarisht emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave, raporton Monitor.
Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë është pakësuar me 2500 persona sipas projeksioneve të zyrës së Kombeve të Bashkuara “World Population Review”.

Sipas të dhënave të OKB-së, çdo 160 minuta një person largohet nga vendi/ Burimi: UN
Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, teksa vendi edhe gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur shtesë natyrore pozitive këtë vit.
Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, teksa kanë vdekur 63 persona në ditë.
Numri i vdekjeve dhe emigracionit neto kalon numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie në terma të përgjithshëm. Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara Shqipëria u pakësua më 9 persona në ditë gjatë vitit 2019.
Shkalla e lindjeve ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, teksa qeveria shqiptare, duke filluar nga viti 2020 do të fillojë të ofrojë stimuj financiar për prindërit në mënyrë që të rritet numri i foshnjave të lindura, thuhet në analizën e OKB-së.
Ritmi i rritjes natyrore së popullsisë në Shqipëri pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Sipas OKB-së norma do të bëhet negative rreth vitit 2027.
Ora e popullsisë së Shqipërisë tregon se për çdo 16 minuta lind një fëmije, në çdo 23 minuta vdes një person dhe vendi pakësohet me një person në çdo 38 minuta për shkak të emigracionit. Ndërsa në total popullsia e vendit pakësohet me një person në çdo 160 minuta.
Në të tjera të dhëna, OKB ka bërë parashikime të frikshme, sipas të cilave në skenarin pesimist, brenda 100 viteve Shqipëria do të ketë më pak sesa 1 milionë banorë.
Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.
Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.
Burimi: Monitor