Kosto financiare e dhunës, për çdo rast shkon në 30 mijë lekë në muaj
Përveç pasojave fizike e psikologjike, një i dhunuar në familje i kushton instrumentave shtetërore së bashku me shoqërinë civile gati 30 mijë lekë në muaj.
Kjo shifër u bë publike gjatë një aktiviteti në Durrës në vijim të fushatës kombëtare “Kosto e dhunës në qytetin tënd” nismë e një programi të Kombeve të Bashkuara.
“Për herë të parë bëhet informim dhe ndërgjegjësim i publikut, qytetarit për koston e shërbimit për një viktimë të dhunës, e cila për herë të parë është matur dhe ka dalë 38.700 lekë të reja, një kosto shumë e lartë. Ne duam të hapim një dialog social dhe informim, jo vetëm me të interesuarit dhe grupet e interesit, por me gjithë qytetarët dhe publikun”, thotë Fabjola Egro, drejtuese e “Sot për të ardhmen”.
Qëllimi i fushatës, e cila përfshiu edhe anëtarë të mekanizimit të koordinimit të referimit të dhunës në familje pranë Bashkisë së Durrësit është që të hapë një debat publik për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Marrë nga: Top Channel