Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS
Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të Europës që kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan në çlirimin nga regjimi serb. Por një ndryshim në këtë vend me shumicë laike, po gjen shtrirje mes të rinjve, radikalizimi i të rinjve.
Policia e Kosovës thotë se rreth 300 burra dhe 42 gra besohet se kanë ikur nga vendi me shumicë myslimane prej vetëm 1.8 milionë njerëz, për t’u bashkuar me ISIS – kjo është norma më e lartë për numër banorësh në Evropë, krahas Bosnjës.
Ekspertët e sigurisë në Kosovë thonë se shumica e vajzave kosovare, shpesh ende adoleshente, që janë bashkuar me ISIS-in e bëjnë këtë për të ndjekur një bashkëshort që kërkon të luftojë, por në raste të tjera ato kanë ikur vetëm për arsye si rebelim ndaj prindërve me mendime të kundërta, indoktrimin nga udhëheqës fetarë jashtë rrymave kryesore dhe obsesioni me internetin.
Një ndër këto vazja është edhe Laura. Laura Hyseni ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur.
Faik Uksmajli vjehrri i Laurës, tregon se dy djemt e tij, Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe modern njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar.
“Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.
Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë e tyre. Arbnori rriti mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe, një simbol për disa fundamentalistë, dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë. Laura, në të 20-at dhe tashmë nënë e dy fëmijëve, u fsheh pas një ferexheje të zezë nga koka deri te këmbët, ishte mbyllur në dhomën e saj dhe rrallë fliste me të tjerët.
“Unë nuk i njihja dot fëmijët e mi. Ata flisnin për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Siri dhe thanë se myslimanët e vërtetë jepnin gjithçka për fenë. Por unë u shqetësova shumë kur ata thanë se Kampi amerikan ‘Bonstill’ duhej të bombardohej”.
Ku e kishte kuptuar se ato po planifikonin të niseshin për në Siri, për t’i ndaluar shkoi në stacionin e Policisë dhe u kërkoi t’i konfiksonin pasaportat, por ata nuk bënë asgjë.
Një tjetër grua, Qamile Tahiri nga Mitrovica, shkoi në Siri me bashkëshortin e saj, por që nga ajo kohë ka gjetur rolin e vet në ISIS. Fotografi të siguruara tregojnë 23-vjeçaren të veshur me të zeza duke tundur një automatik në frontin e luftës në Siri. Një burim nga sektori i sigurisë, që refuzoi të citohet me emër, tha se ajo drejton një kamp grash për ISIS-in në Siri dhe është rekrutuesja kryesore në internet për gratë shqiptare.
Shqipëria dhe Maqedonia fqinje janë përballur gjithashtu me probleme të ngjashme radikalizmi, siç është përballur edhe Bosnja në veri, por Policia e Kosovës thotë se vendi i tyre ka një ndryshim të pafat, pasi ka ofruar numrin më të madh të rekrutëve të ISIS-it për frymë. /m.g
Shkrimi i plotë: reporter.al