Emigracioni shkak për uljen e numrit të lindjeve në Kukës
Në qarkun e Kukësit ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve. Sipas mjekëve, për vitin 2015 ka patur 23% më pak lindje në qytet dhe 34% më pak në zonat rurale.
Shkaku kryesor është emigracioni dhe largimi i çifteve të reja, kryesisht për të kërkuar azil në Gjermani.
Një prej mjekëve të Shërbimit Obstetrik Gjinekologjik “Korab Shehu” në Kukës, ka thënë për Top Channel se “Veçanërisht disa zona janë shumë të ndjeshme, zona e Hasit dhe Shishtavecit kanë një largim masiv të popullsisë, gjë që ka ndikuar në numrin e lindjeve”.
Shqetësuese është rënia e numrit të popullsisë rezidente, që ka të bëjë me migirmin dhe emigrimin e pjesës më aktive të popullsisë. /m.g
Burimi: Top Channel