Çfarë po ndodh në Francë me të drejtat e grave?
Femicidi i 131-të, në Francë u prit me zemërim, pasi vajza e viktimës foli edhe për dëshmitarë të tjerë të vrasjes së nënës së saj. “Ata kishin qenë së bashku për tre ose katër vjet. Kanë kaluar tri ose katër vite që ajo është rrahur sistematikisht. Mamaja, kurrë nuk ka dashur të flasë për këtë, nga frika”, tha Stela, vajza e viktimës në intervistën e dhënë në një radio lokale në Francë.
Vajza tha që ajo mbërriti shumë vonë në vendngjarje dhe dëshmoi momentet e fundit të nënës së saj Silvias, ndërsa i dashuri i gruas 40-vjeçare e goditi me thikë për vdekje.
“’Është mirë të parashtroni një ankesë, por fatkeqësisht, kjo jo gjithmonë ndihmon,” tha Stela, duke rrëfyer hapat e nënës e saj për të paralajmëruar autoritetet, para se të përfundonte e vrarë. Stela tha se policia mbërriti shumë vonë.
Vetëm dy ditë para se një grua 34-vjeçare të vritej në Levallois-Perret, në periferi të Parisit, pasi ajo u mbyt nga partneri i saj, ndërsa një ditë pas vdekjes së Silvias, një nënë e tre fëmijëve u mbyt nga ish-burri i saj, sipas një raporti në “Le Parisien”.
Debati për dhunën ndaj grave është sjellë në ballë të diskursit politik me qeverinë franceze mes konsultimeve mbi këtë temë.
Debati dhe fushata është vendosur të përmbyllet në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, në 25 nëntor. Deri atëherë HI, do të jetë duke sjellë në perspektivë të dhëna për situatën e dhunës ndaj grave në Europë dhe më gjerë.
Referuar: Euronews / Burimi i fotos: The Independent