8 herë “të para” prindërore që do të donit të mos ndodhnin kurrë
Posted On 28/04/2015
0
Të gjithë prindërit emocionohen për të famshmet “të para” gjëra në jetët e fëmijëve të tyre: hapi i parë, dhëmbi i parë, fjala e parë, dita e parë e shkollës, por ka gjithashtu dhe disa herë të tjera të para që s’do të donin të ndodhnin.
- Hera e parë në publik kur sheh se duhet t’i ndërrosh pelenën, por ndërkohë ajo ishte e fundit që kishte ngelur në çantë
- Hëra e parë kur fëmijët shtrihen duke qarë në dyshemen e një dyqani dhe fillojnë të ulërasn ndërkohë që refuzojnë të ngrihen.
- “Kaka” e parë në vaskë, e aq më keq nëse ndërkohë jeni duke larë dhe vëllain/motrën e tij/saj.
- Hera e parë kur duhet t’i shpjegosh një parashkollori se çfarë është tamponi, kur sapo ua ka gjetur në çantë dhe nuk ndalon së pyeturi “Çfarë është?”
- Detyra e parë e matematikës që ju vërtet smundeni ta ndihmoni, jo se nuk doni, por sepse nuk i kuptoni asgjë se çfarë thuhet aty.
- Telefonata e parë nga një prind tjetër që të tregon për prapësitë që mund të ketë bërë fëmija yt.
- Hera e parë që gjen qurra të thata në mur – dhe sigurisht që fëmija s’do ta pranojë kurr që e ka bërë.
- Hera e parë që kupton se prindërit e tu kanë pasur të drejtë. Të drejtë për çdo gjë në lidhje me fëmijët.
Trending Now
Deklaratë për Shtyp
30/01/2025