Emigrantët, gratë dhe komuniteti LGBT vuajnë më së shumti nga retorika populiste – thotë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut

Sipas zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, një rritje e mbështetjes për partitë politike populiste dhe lëvizjet kundër lirisë ose të drejtave në të gjithë botën ka ndikimin më të madh te refugjatët, gratë dhe komunitetin LGBTIQ.
Në një intervistë për Euroneës, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha se është i shqetësuar për rritjen e populizmit dhe se tendenca është shqetësuese.
“Ne duhet të luftojmë kundër fanatizmit dhe populizmit, sepse e gjithë kjo ka të bëjë në fund të fundit me atë që ne po përqafojmë, diversitetin njerëzor dhe pasurinë e asaj që jemi, pranimin se kush jemi, pavarësisht se kë duam dhe si duam të angazhohemi në jetën tonë. ”, tha Türk.
“Unë mendoj se ne duhet ta respektojmë këtë. Ky ishte premtimi më i madh nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe ne duhet t’i edukojmë të gjithë ata që duan të na shtyjnë në një epokë që ka kohë që ka kaluar.”
Duke komentuar projektligjin e diskutueshëm të emigracionit të miratuar së fundmi nga Britania e Madhe, i cili është etiketuar si “çnjerëzor” nga grupet e të drejtave civile, Türk tha se ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
“Epo, është e qartë se ligji i emigracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar për refugjatët, si dhe ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha ai./ HistoriaIme