Vazhdon ngujimi i studentëve, universitetet ofrojnë garanci për mbarëvajtjen e protestës

Protesta e studentëve vazhdon në javën e dytë të ngujimit, ku në Fakultetin Juridik, Filologjik, të Ekonomisë, së Gjeologji-Minierave dhe atë të Shkencave Sociale, studentët vijojnë të ngujuar, duke shoqëruar protestën e tyre me forume diskutimi, ligjërata të hapura dhe aktivitete artistike.
Gjendja paraqitet e qetë dhe autoritetet e universiteteve, në përgjigje të dhunës së ushtruar gjatë javës së shkuar, kanë dalë me deklarata zyrtare mbi mbarëvajtjen e procesës dhe garantimin e të drejtës së studentëve për të protestuar.
Senati i Universitetit të Tiranës, në një deklaratë ditën e djeshme u distancua nga dhuna dhe përbaltja publike e studentëve dhe pedagogëve dhe u zotua për marrjen e masave të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor në momenti kur bojkoti të përfundojë. Ata gjithashtu njoftuan ngritjen e grupeve të punës për të trajtiuar problematikat e ngritura.
Një deklaratë të ngjashme publikoi dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ndërkohë që bojkoti vijon të jetë kombëtar, me studentët në rrethe që refuzojnë të kthehen në audiotre.
Thirrjet e Kryeministrit janë injoruar pavarësisht përpjekjeve për normalizimin e situatës duke dërguar përfaqësues së qeverisë në universitete.
Gjithashtu u njoftua se afati i shlyerjes së pagesës së tarifave do të shtyhet në një moment të dytë që pritet të arrihet me konsensus mes studentëve dhe institucioneve publike të arsimit të lartë./k.j