Universiteti i Tiranes, 2 studente ne nje karrige
Në Universitetin e Tiranës mungojnë auditorët dhe infrastruktura.
Ndërsa kuotat u rritën me të paktën 8%, asnjë masë e re nuk u mor për përmirësimin e infrastrukturës në universitetet publike. Në këto kushte nis sot viti i ri akademik, ku rreth 33 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorë. Ata do të kenë mundësinë që të provojnë se çfarë do të thotë të marrësh leksionet 100 veta në një klasë, të ulesh 2 vetë në një karrige apo të presësh 40 minuta në këmbë në radhë për sallën që mund të zihet nga grupi tjetër.