UNESCO krijon Observatorin e gazetarëve të vrarë
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/Dq-tPaBUUAEFXku.jpg)
Një Observator i Gazetarëve të Vrarë, që synon të dokumentojë rastet dhe masat e marra për të ndëshkuar krimet e ndodhura kundër gazetarëve profesionistë, u krijua sot nga UNESCO me qëllim luftimin e pandëshkueshmërisë së këtyre vrasjeve.
“Ky Observator do të shërbejë si një bazë të dhënash në internet, ku do të tregohet ecuria e procesit të hetimeve gjyqësore të zhvilluara për çdo vrasje të gazetarëve apo të profesionistëve të mediave të identifikuar nga UNESCO që prej vitit 1993, bazuar në informacionet e dhëna nga vendi ku ka ndodhur vrasja”, shpjegon UNESCO në një komunikatë.
Rreth 1 293 vrasje që prej vitit 1993 janë identifikuar nga ky Observator, nga të cilat 80 kanë ndodhur këtë vit./ k.j