Thirrje për praktikë pranë Historia Ime – Multimedia Intern
Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Kohëzgjatja: 3 -6 muaj
Afati i fundit për aplikim: 31 janar, 2019
Adresa: Rruga “Mine Peza”, Tiranë
Pro LGBT, një organizatë jo fitimprurëse e cila punon për fuqizimin e komunitetit LGBTI në Shqipëri që prej vitit 2010, është në kërkim të një interni/e me ekperiencë në implementim projektesh. Praktika do të zhvillohet pranë zyrave të Pro LGBT, ku interni/ja duhet të angazhohet të paktën 20 orë në javë. Internshipi zgjat 3-6 muaj dhe është pozicion i papaguar.
Kush mund të aplikojë?
-
Studentë ose persona që kanë përfunduar studimet në degët Shkencat Sociale, Drejtësi, Gazetari por edhe të tjerë që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut
-
Nivel i mirë i gjuhës angleze
-
Aftësi dhe përvojë në kërkim
-
Aftësi për të punuar në grup
-
Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
-
Avantazh personat që kanë njohuri të programit WordPress
Detyrat kryesore:
-
Të paraqitet në zyrat e “Pro LGBT”, 20 orë në javë (preferohet shpërndarje e rregullt e orëve)Rifreskojeni lidhjen me Google+
-
Të asistojë në implementimin e projekteve të PRO LGBT
-
Të asistojë gazetarët e portalit Historia-ime.com
-
Të marrë pjesë në mbledhje apo takime në lidhje me projektin
Çfarë do të fitoni nga ky internship?
-
Fitoni eksperiencë
-
Qëndroni aktiv dhe i përfshirë
-
Ndihmoni komunitetin
-
Jepni suportin në kauza që janë të rëndësishme për ju
Si mund të aplikoni?
Të interesuarit duhet të aplikojnë brenda datës 31 janar 2019 duke dërguar:
-
CV;
-
Letër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit.
Dërgojeni aplikimin tuaj në [email protected]
Pro LGBT siguron që të gjitha kërkesat për internship do të kenë gjykim të barabartë pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose me çdo veçorie tjetër që parashikohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.