Të rritur pa identitet gjinor
Mika dhe Niko, 5 dhe 2 vjeç janë dy fëmijë të vegjël që luajnë me lodrat e tyre dhe nëse i kap zemërimi i çastit zihen. Por fëmijëria e tyre ndryshon nga ajo e fëmijëve të tjerë pasi ata rriten dhe edukohen pa identitet gjinor.
Ata jetojnë në Örebro të Suedisë me mamanë e tyre Mathilda, gjyshen Margareta dhe prindin tjetër Del, cilësuar ndryshe Mapa.
Del LaGrace është interseks, por në lindje iu përcaktua seksi femëror por me kalimin e kohës nisi të shfaqi karakteristika të seksit mashkullor, sidomos gjatë adoleshencës.
Tani identifikohet si non-binary pra i papërcaktuar në gjini, ndaj fëmijët e thërrasin Mapa si një kombinim i Mama dhe Papa (baba).
Dokumentari me titull ‘’Rritur e edukuar pa një identitet gjinor’’ hedh dritë mbi jetën në këtë familje ku fëmijët e tyre rriten dhe edukohen pa ndjekur modelin e dikotomisë vajzë/djalë.
Në dokumentar shfaqen dhe aktorë të tjerë si themeluesja e kopshtit uni-seks, Lotta Rajalin dhe ekspertë të tjerë të fushës së edukimit që shprehin qëndrimet e tyre për këtë lloj edukimi.
Pjesë e dokumentarit është dhe ballafaqimi i argumenteve dhe kundër-arguementeve për këtë lloj edukimi kundra dualizmit djalë/vajzë. Suedia ka marrë kritika nga shumë vende në botë për avancimin e saj drejt hapjes së kopshteve uni-seks.
‘’Suedia është një prej shteteve më përparimtare në botë kur vjen puna për identitetin gjinor’’ nis dokumentari.
Frymëzimi për dokumentarin erdhi në vitin 2015 kur shteti suedez shtoi përemrin ‘’HEN’’ në fjalor për të nënkuptuar personat që nuk identifikohen me një identitet gjinor të caktuar.
Qeveria financon kopshtet uni-seks kurse stereotipet gjinore janë ndaluar në shkolla që prej vitit 1998.
Dokumentari u prodhua pikërisht në një periudhë kur çështjet e transgjinorëve janë në qendër të debateve liberale nëpër botë dhe ku gjithmonë e më shumë të rinj po identifikohen jo më thjesht si vajzë apo djalë.
Mika dhe Niko kur lindën iu përcaktua seksi mashkull por prindërit kanë bërë përpjekje që ky përcaktim seksi mos ti kufizojë fëmijët në identitetin e tyre gjinor. Fëmijët mund të veshin çfarëdo që ata duan, mund të luajnë me kukulla dhe makina etj.
Shumë njerëz frikësohen se Mika mund të përballet me bullizëm ose pre e ngacmimeve, por asnjë prej bashkëmoshatarëve në kopësht deri tani nuk janë treguar agresiv ndaj fëmijëve.
Gjatë një interviste me psikiatrin Eberhard, një doktor kundërshtues i institucioneve uni-seks, shprehet se këto kopshte duke e trajtuar kaq shumë çështjen e identitetit gjinor po krijojnë më shumë ndarje sesa gjithëpërfshirje./k.m/
Për të parë dokumentarin e plotë mund të ndiqni linkun e mëposhtëm: