Të mbrojmë të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual të grave
Në këto ditë të vështira ku cënimi i të drejtave të grave është rritur dukshëm, ne na duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e grave sidomos në lidhje me shëndetin riprodhues seksual. Përpos instrumenteve ligjore evropiane që i mbrojnë këto të drejta, Konventa për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDOW) garanton të drejtën që gratë gëzojnë për të vendosur me vullnet të lirë dhe me përgjegjshmëri të plotë për numrin e fëmijëve dhe përkujdesjen ndaj tyre, si dhe aksesin për informacion, edukim në lidhje me këto të drejta.
Shëndeti seksual dhe riprodhues janë të lidhura ngushtësisht me respektimin e shumë të drejtave të tjera, e shprehur nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Aksesi tek të drejtat mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përbëjnë bazën për respektimin e të drejtave të tjera, duke përfshire dhe fushën e edukimit e të punësimit.
Në të njëjtën kohë, pengesa në aksesin për shëndetin seksual dhe riprodhues janë rezultat i dhunimit dhe abuzimit të të drejtave të tjera njerëzore. Unë kam shprehur shqetësim për zhvillimet e tendencave të fundit regresive që synojnë kontrollin mbi trupat e grave.
Roli esencial i aksesit ndaj edukimit seksual
Të mësuarit rreth seksualitetit për gjithë vajzat dhe djemtë nëpër shkolla është esenciale për të garantuar të drejtat e grave si edhe aksesin e tyre ndaj shëndetit riprodhues. Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale si edhe Organizata Kombet e Bashkuara kanë theksuar se adoleshentët duhet të edukohen më shumë në këtë fushë duke përfshirë konsultat në familje, njohjen me kontraceptivët dhe parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Gjithsesi edukimi seksual në shkolla është ndeshur me rezistencë nga ana e disa prindërve, të cilët nuk lejojnë fëmijët e tyre për këtë lloj edukimi. Ndonjëhere shihet se vetë këto leksione kanë mungesë profesionalizmi. Këtu vlen të përmendet rasti kur në literaturë homoseksualiteti ose aborti stigmatizohet. Në disa shtete si Lituania, Rumania dhe Rusia mungon edukimi mbi shëndetin riprodhues seksual në nivelin elementar të shkollimit.
Nevoja emergjente për të rrëzuar barrierat në aksesin ndaj kontraceptivëve
Duke cituar Organizatën Botërore të Shëndetit, përdorimi i kontraceptivëve është një strategji e rëndësishme në parandalimin e shtatzanive të padëshiruara. Pavarësisht progresit në fushën e mjekësisë, studimet e fundit flasin për akses të minimizuar ndaj kontraceptivëve për shkak të shumë faktorëve, si keqinformimi për sigurinë e kontraceptivëve dhe stigma që i komplekson gratë të flasin me mjekët mbi përdorimin e tyre. Në vende me zhvillim ekonomik të ulët aksesimi i kontraceptivëve vështirësohet për shkak të mungesës së rimbursimit nga shërbimi shëndetësor.
Të siguruarit e të drejtave të grave, dinjitetit dhe autonomisë në qendrat shëndetësore
Kemi marrë raportime të rasteve ku është abuzuar me të drejtat e njeriut në kontekstin e shërbimeve shëndetësore dhe materniteteve, një studim i kryer ky nga një organizatë jo-qeveritare sllovake. Diferencimi në shërbimin e ofruar duket në trajtimin që iu bëhet grave të komunitetit Romë në maternitete. Gjykata për të Drejtat e Njeriut shprehet se “jeta private” konsiston në të drejtët për të zgjedhur nësë dëshiron të sjellësh në jetë një indidiv ose jo.
Nevoja për të siguruar akses ndaj abortimeve ligjore dhe të sigurta
Siç raportohet sipas statistikave, ligjet shtrënguese mbi abortin nuk sjellin detyrimisht edhe shifra më të ulëta të abortimeve të kryera. Kjo ndodh pasi ndalimi i abortit me ligj nuk e ndryshon nevojën e grave për të abortuar, por vetëm cënon aksesin ndaj një abortimi të sigurt. Abortet që do të kryhen në rrugë jo-ligjore dhe më shumë në formën klandestine do të jenë traumatike dhe do të rrisin vdekshmërinë e nënave.
Teksa shumica e vendeve evropiane sigurojnë akses për abortim pa shumë kufizime në ligj, disa vende të tjera kanë akoma kufizime në ligj duke rënë ndesh me traktatet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Një rast shqetësues vjen nga Irlanda, ku pak kohë më parë, një gruaje iu imponua të zgjidhte midis të mbajturit të një fetusi, i cili dihej se mbas lindjes nuk kishte shpresa për jetë dhe në anën tjetër të shkonte jashtë shtetit për të kryer abortimin. Kjo situatë erdhi pasi në Irlandë aborti ndalohet me ligj.
Të drejtat e grave në aksesin ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues duhen bërë më të dukshme
Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit Evropian duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar akses të plotë e të njëjtë në të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual duke përfshirë masat e mëposhtme:
– Shtetet duhet të sigurojnë qendra shëndetësore dhe facilitate të hapura për të gjitha gratë pavarësisht gjendjes ekonomike të tyre, në përputhje me direktivat e Komitetit Evropian mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.
– Të gjitha gratë, përfshirë edhe vajzat adoleshente, duhet të mirë-informohen rreth edukatës seksuale dhe shëndetit riprodhues pa u bazuar në diskriminime. Kjo lloj edukate duhet kthyer në detyruese dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha shkollat duke e përshtatur me moshën, të jetë shkencërisht e saktë si edhe jo-paragjykuese.
– Shtetet duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hequr barrierat ndaj aksesit për kontraceptivë ndaj të gjitha grave, duke përfshirë edhe kontraceptivin “emergjent” dhe duke i kthyer ato në të përballueshme ekonomikisht duke i mbuluar shpenzimet nëpërmjet mekanizmave të siguracionit shëndetësor. /K.M/
Nga Nils Muižnieks
Burimi: Council of Europe