Të flasësh për edukatën seksuale, në Hollandë ndodh që në kopsht
Shpesh njerëzit mendojnë se ne fillojmë t’iu flasim fëmijëve shumë shpejt për marrëdhëniet seksuale, por seksualiteti është shumë më tepër se kaq. Do të thotë gjithashtu të krijosh imazhin për veten, të eksplorosh identitetin tënd, rolin gjinor dhe të mësosh të shfaqësh veten, dëshirat dhe kufijtë, thotë Ineke van der Vlugt, ekspert në kurrikulën e edukimit seksual tek të rinjtë në Hollandë.
Në Hollandë është e detyruar me ligj që të gjitha shkollat fillore duhet të përfshijnë në disa forma në kurrikul, informacione mbi “edukimin për seksualitetin”. Nuk quhet “edukim seksual” sepse idea është shumë më e madhe se thjesht informacione mbi seksin. Idea është që të ketë diskutime të hapura dhe të sinqerta mbi marrëdhëniet dhe dashurinë.
Sipas një studimi të PBS-së, ky system lejon fleksibilitet në mënyrën se si i mëson fëmijët. Gjithashtu inkurajon respect për të gjitha preferencat seksuale që kanë nxënësit si dhe i ndihmon të msojnë të mbrohen ndaj kërcënimeve dhe abuzimeve seksuale.
Kur vjen puna tek rezultatet, shifrat flasin vetë.
A e dinit se mosha mesatare e kryerjes së marrëdhënieve seksuale për herë të parë në Hollandë është më e lartë krahasuar me vendet e tjera europiane apo amerikane.
A e dinit se Hollanda është një prej vendeve në botë me numrin më të ulët për shtatëzënin tek të rinjtë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme?
A e dinit se sipas studimeve, shumica e të rinjve holandez thonë se eksperienca e tyre e parë seksuale ishte “me dëshirë” dhe “me qejf”?
Gjithashtu sipas studimeve, rezulton se mbi 90% e të rinjve përdorin forma mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale.
Forma të të mësuarit të fëmijëve:
Gjatë një video të shfaqur, mësuesja pyet klasën, “Pse po përqafohen ata?”
“Sepse e kanë xhan njeri – tjetrin”, përgjigjet një vajzë.
Më pas mësuesja i pyet së kanë ata më shumë xhan. Dikush përgjigjet mamin, babin, motrën apo vllain më të vogël, e të tjerë shokë dhe shoqe të shkollës.
Dhe më pas mësuesja i pyet se si ndihen ata kur ky person i përqafon.
Përgjigjet janë të tipit “Ndihem i lumtur”; “Ndjej ngrohtësi”; “Ndjej flutura të vogla të stomak” etj.
Pra kjo formë e të mësuarit, ka për qëllim që të ketë diskutime të hapura dhe të sinqerta mbi marrëdhëniet njerëzore dhe dashurinë.
/Burimi: collective-evolution.com