Skocia do të bëhet vendi i parë në botë ku çështjet LGBT do të përfshihen në kurrikula mësimore

Skocia do të bëhet vendi i parë në botë, ku çështjet LGBT do të jenë të përfshira në mësimet e shkollës.
Qeveria skoceze do të shtojë temat LGBT në planprogramin kombëtar të vendit, që do të thotë që të gjithë nxënësit e shkollave shtetërore do të marrin mësime në çështjet e barazisë dhe identitetit me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBT. Ndryshimet do të mundësohen falë rekomandimeve të bëra në një raport nga Grupi shtetëror i Punës për Arsimin Gjithëpërfshirës, të porositur disa muaj më parë nga qeveria.
Mësimet do të përfshihen në lëndë të ndryshme dhe temat do të përfshijnë trajtimin e homofobisë, biphobisë dhe transfobisë dhe ndërgjegjësimin për historinë e lëvizjeve LGBT.
Autoritetet kanë rekomanduar gjithashtu monitorimin dhe inspektimet shkollore në lidhje me mbrojtjen e individëve LGBT dhe regjistrimin specifik të incidenteve të ngacmimit në shkolla./ k.j
Burimi: euronews