Si ndikojnë paragjykimet në trurin tonë?
Stereotipet apo paragjykimet që kemi krijuar për grupe të caktuara njerëzish, kanë një ndikim të fortë në sjelljen tonë ndaj tyre. Të paturit këto mendime të paracaktuar nga eksperienca të mëparshme mund të ketë pasoja të ndryshme në trupin tone.
Përshembull ne mund të diskriminojmë komunitete apo grupime të ndryshme nëse kemi mendime negative ndaj një grupi. Duke I trajtuar ndryshe, duke i mos përfillur apo duke i kufizuar mundësitë.
Duke mos patur informacion mbi çështje të ndryshme kulturore apo sociale, një person me paragjykime të forta mund të refuzojë të mësojë për realitetin e një komuniteti, kështu duke formuar një botëkuptim të padrejtë dhe të kufizuar.
Kur prania e paragjykimeve apo stereotipeve është e forte në një shoqëri, domosdo ato sjellin pengesa të shumta për bashkjetesë të shëndetshme në komunitet, njerëzit mund të ndihen të ndarë dhe të parëndësishëm. Kështu ka ndikim të forte në përparimin e shoqërisë dhe harmoninë shoqërore.
Individët që bien pre e paragjykimeve mund të përjetojnë ndjesi të forta ankthi dhe pasiguri të lartë, kur ato ndihen të përjashtuar dhe të pavlerësuar ndjenjat e pasigurisë rriten duke u reflektuar në produktivitetin e tyre në punë, lumturinë në familje apo socilaizimin me shoqërinë
Më së shumti paragjykimet përforcohen nga personat vendimarrës dhe kthehen në stereotipe për një grupim apo komunitet. Kjo mund të çojë në vendime të padrejta, duke shpërblyer apo dënuar individë me pasoja të pavërteta.
E rëndësishme të kuptoni se paragjykimet mund të ndikojnë trupin dhe mëndjen. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë shumë të rëndësishëm për tu kundërpërgjigjur ndaj paragjykimeve dhe për të krijuar një mjedis më të drejtë e tolerant.
Nëse do na pyesnit ne, do ju këshllionim të krijonit sa më pak paragjykime, apo të bazoheni në mendimet e të tjerëve për njerëz, situata apo grupime njerëzish. Është e rëndësishme të merrni informacionin e duhur, dhe të krijoni mendimin tuaj. Mundohuni të jeni gjithmonë mbështetës dhe me një doze pozitiviteti me vete.