Si mendoni, a duhet përfshirja e personazheve queer në kinematografi?
Unë e pashë vetë mbrëmë filmin dhe u kënaqa. Domethënë jam gati për të vendosur bredhin e Krishtlindjes, dhe për të dhënë një puthje!
‘’Happiest Season’’ është një komedi romantike nga Clea DuVall që ka për qëllim të transformojë tradicionalen, me në qendër një çift lezbik. Historia flet për jetën e Harper dhe Abby, një çift të dashuruarash. Rrjedha e ngjarjeve merr tjetër kthesë kur Harper, e padeklaruar tek familja e saj vendos ta prezantojë Abby-n tek pushimet e Krishtlindjes si shoqja e saj ‘’straight’’.
Filmi ka marrë plot kritika për qasjen ndaj audiences dhe karakteret gati-gati imagjinare. Sipas komentuesve ato duken sikur bëjnë një dialog abstrakt. Përtej tentativës së DuVall për të patur një sens më gjithpërfshirës si një grua haptazi lezbike, komentuesit thonë se skenari është i mërzitshëm.
Kasti i filmit është fantastik, dhe është një film që shihet me qejf. Në film luajnë Mackenzie Davis në rolin e Harper dhe Kristen Stewart që luan Abby.
Teksa filmi vazhdon, Abby haset me familjen problematike të Harper, me karaktere të ekzagjëruara, me të jemën e saj plot vetë-vlerësim, të atin politikan, dhe dy motrat e saj pak të çmendura. Ka një humor pa kripë për familjen e Abbyt, por ju do ta shikoni në film…
Sipas shikuesve, tentativa e ‘’Happiest Season’’ mund të vlerësohet për divrsifikimin e filmave të fundvitit, por ata thonë se ka mungesë të humorit e origjinalitetit.
Po ju, si mendoni? A duhet të përfshihen personazhet queer në kinematografi?
Referenca: Netflix, https://www.rogerebert.com/reviews/happiest-season-movie-review-2020