Si funksionon radari gej?

“gaydar” është bashkimi i dy fjalëve, “gay” dhe “radar”. Një togfjalësh i përdorur për të përshkruar aftësinë e dikujt për të identifikuar apo kuptuar orientimin seksual të një personi, veçanërisht në rastin e mardhënieve queer. Megjithëse shpesh përdoret në një kontekst humori, disa njerëz mund ta përdorin vërtet për të përshkruar aftësinë e tyre për të kuptuar ose identifikuar nëse një person është gay, lesbike, biseksual, etj…
Për shembull, gjuha e trupit, mënyra e të folurit, dhe shprehjet e fytyrës mund të jenë disa nga elementët që njerëzit perceptojnë në përpjekjen për të hamëndësuar orientimin seksual të dikujt.
Njerëzit mund të bëjnë krahasime bazuar në stilin e veshjes dhe mënyrën se si një person shfaq veten. Në disa raste, individët e komunitetit IGBTQ+ kanë stile të veçanta që mund të bien pak më shumë në sy.
Një tjetër aspekt lidhet me aktivitetet, eventet, ose mjedise të caktuara sociale, të cilat mund të bëjnë dikë të krijojë një opinion për orientimin seksual të një personi.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i “gaydar”-it mund të jetë subjektiv dhe bazuar në stereotipe, duke krijuar mundësinë e gabimeve dhe paragjykimeve.
Një profesor në universitetin e Standfordit ka tentuar të krijojnë një makineri për dedektiminin e orientimit seksual të personave nepërmjet analizimit të tipareve të fytyrës, duke e trajnuar paisjen me foto nga aplikacionet e njohjeve online. Edhe pse me një saktësi prej 81%, studimi dhe tentativat u hodhën poshtë me akuzën se cënonin privatësinë e personave dhe efektivitetin e kësaj paisjeje.
Historia ime ju nxit të respektoni çdokë, dhe të mos bëni supozime të paqëna lidhur me orientimin seksual të askujt.
Referenca: https://kinseyinstitute.org/news-events/news/2017-12-18-gaydar.php ; https://www.nytimes.com/2017/10/09/science/stanford-sexual-orientation-study.html