Shqiptarët në Mal të Zi nënshkruajnë peticionin: “Stop diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë”
Të pakënaqur me gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe, janë shprehur shqiptarët në Malin e Zi. Ata kërkojnë nga institucionet shtetërore të vendit respektimin e të drejtës elementare të arsimit në gjuhën amtare. Në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi është duke u nënshkruar peticioni me moton “Stop diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë”, i cili në fund të këtij muaji do t’i dorëzohet Ministrisë së Arsimit, përfaqësive diplomatike dhe zyrës së Komisionit Evropian në Podgoricë.
L.V
Marrë nga Respublica.al