Një numër shkollash në Poloni kanë anulluar aktivitetet e planifikuara për promovimin e të drejtave LGBT+ pasi qeveria u shpreh se ata nuk ishin më të lejuar të vijonin aktivitetet.
Rreth 200 shkolla janë pjesë e programit të quajtur Rainbow Friday, i cili organizohet nga grupi i të drejtave të njeriut Campaign Against Homophobia, sipas “Washington Post”. Ministrja e Arsimit në qeverinë konservatore në vend, Anna Zalewska u shpreh përpara se aktivitetet të nisnin se nëse drejtorët e shkollave do të zhvillonin aktivitetet, atëhere ata do të përballeshin me pasoja.
Ajo i inkurajoi prindërit të raportonin për këto aktivitete tek autoritet. Ende nuk dihet se sa shkolla i anulluan aktivitetet pjesë të Rainbow Friday, apo se sa vijuan ti zhvillonin aktivitetet pavarësisht presionit qeveritar.
Në një deklaratë për agjensinë mediatike Polish Press Agency, një koordinatore komunikimi pranë Ministrisë së Arsimit u shpreh se ata do të investigonin nëse shkollat kishin proceduar me mbajtjen e aktiviteteve në kuadër të Rainbow Friday, pasi sipas saj kjo përbën shkelje të Aktit për Edukimin.
Personat LGBT+ në Poloni vijojnë të përballen me diskriminim në një numër fushash, ku martesat brenda gjinisë së njëjtë dhe partnershipet mbeten ilegale akoma. Polonia rendited në vendin e 38 midis 49 shtetesh në Evropë kur vjen puna tek të drejtat LGBT+, sipas indeksit vjetor të ILGA – Europe “Rinbow Eruope”.
Në fillim të këtij vitit, 39 vjeçari britanik James Pickering së bashku me të dashurin e tij polak, Joseph Czarny ishin viktima të një sulmi brutal teksa po vizitonin Poloninë. /k.m/
Burimi: Pink News