Sërish ndryshime në arsimin parauniversitar, unifikim i teksteve Shqipëri – Kosovë
Vitet e fundit librat në arsimin parauniversitar kanë pësuar pothuajse cdo vit ndryshime. Pasi u mendua që alterteksti do të sillte më shumë mundësi zgjedhje dhe varjante më të mira për nxënësit dhe mësuesit, raporti i fundit i Ministrisë së arsimit tregoi të kundërtën.
Nxënësit shqiptarë kanë probleme të mëdha në formimin gjuhësor, matematikor dhe shkencor. Po ashtu, kurrikula mësimore është shumë e ngarkuar në krahasim me vendet e tjera europiane. Problem është edhe formimi i mësuesve , por edhe mungesa e investimeve në arsim.
Në strategjinë e re të arsimit parauniversitar parashikohet që të shkohet drejt një teksti bazë, çka do të thotë që numri i alternativave për një lëndë do të vijë duke u ulur ndjeshëm, në një apo dy tekste. Ndryshe nga c’ka qenë aktualisht ku për një lëndë mësimorë ka pasur deri në 13 tekste alternative. Që do të thotë shkolla të ndryshme punojnë me tekste të ndryshme dhe nxënësit konfuzohen për njohuritë që marrin. Kjo gjë është deklaruar nga zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila ka thënë ndër të tjera se do të ketë një unifikim të teksteve Shqipëri – Kosovë.
“Këtë vit të ri shkollor pritet që nxënësit e klasave të para dhe të gjashta në Shqipëri dhe Kosovë të mësojnë me të njëjtat tekste. Ndërsa në konkurrencën që kanë midis teksteve nuk do të kemi më shumë se sa dy tekste, për ato që janë të ndërmjetm e, ndërsa ato tekste që do të vijnë të huazuara, të marra nga jashtë do të jetë vetëm një tekst. Edhe ato që do të jenë tekste kombëtare do të realizohet mundësia që të jetë vetëm një tekst”, – tha Malaj.
Strategjia për arsimin parauniversitar evidenton të gjitha problemet themelore të arsimit, ku duhet të ndërhyhet menjëherë. Niveli i nxënësve shqiptarë është më i ulët se mesatarja e shumë vendeve që morën pjesë në vlerësimin ndërkombëtar të PISAS.
Ndër të tjera, në tekst ngrihen si problem niveli jo i kënaqshëm i financimit, mungesa në investimin e godinave të reja arsimore dhe mosmirëmbajtja e atyre ekzistuese. Po ashtu, migrimi nga fshati në qytet ka bërë që shkollat në qytete dhe në zonat periferike urbane të punojnë mbi kapacitetin e tyre. Ndërsa përmendet fakti se shumë mësues janë jashtë profilit përkatës ose dhe pa arsimin e duhur.
/BalkanWeb