QSUT, fëmijët e shtruar në spital do të ndjekin mësimin përmes teknologjisë
Fëmijët e pavjonit të Onko – Hematologjisë në Qendrëm Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të mund të ndjekin mësimin në ambjentet e spitalit përmes teknologjisë.
20 paisje teknologjike të tipit “tablet” u janë dhuruar fëmijëve të këtij pavjoni nga një kompani private, me qellim që të ndjekin programet mësimore nga ambientet e spitalit.
Paisjet janë për fëmijët e grupmoshave 5-16 vjeç dhe kanë të intaluara lëndët dhe temat sipas klasave, duke marrë për model sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë.
Temat mësimore do të përcillen përmes imazheve, dukumenteve, regjistrimeve zanore dhe videove për këta fëmijë që nuk mund të ndjekin mësimin si bashkëmoshatarët e tyre për shkak të sëmundjes.
“Sot është dita e parë e shkollës për fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe gjithsecili prej këtyre fëmijëve do të donte të ishte me bashkëmoshatarët e tyre në bankat e shkollës, por, për fat te keq, sëmundja e rende nuk e bën të mundur këtë. Kjo e sotmja është një mundësi, që në këtë ditë të veçante, të mund t’jua afrojmë shkollën këtyre fëmijëve, përmes mësimit në distance, falë tabletave me programe mësimore, bazuar në modelin e sistemit arsimor në Shqipëri.
Përpos angazhimit tonë maksimal për t’i ofruar mundësi kurimi sa më të plotë fëmijëve të këtij pavijoni, është e rëndësishme që ata të kenë kushte dhe ambient sa më pranë atij të dëshiruarit. Është e rëndësishme që këta fëmijë të mos ndjejnë distancat dhe shkëputjen e madhe nga shkolla, por t’ju mundësojmë vazhdimësinë dhe normalitetin”, u shpreh pë BalkanWeb, zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi.
/l.k./