Punonjësit universitarë në Kaliforni, në grevë për arsimin e lartë
Dhjetëra mijëra punonjës të Universitetit të Kalifornisë janë në grevë. Mesazhi i tyre është i qartë: politikat shtrënguese dhe privatizimet, po e shkatërrojnë arsimin.
Punëtorët anembanë Kalifornisë janë në grevë. Ata janë studiues, punonjës teknikë, punonjës të kujdesit shëndetësor, kujdestarë, punonjës lokalesh, punonjës të sigurisë, roje sigurie dhe drejtues të makinerive të punësuar nga Universiteti i Kalifornisë, punëdhënësi më i madh i shtetit. Numërohen gati dyzet mijë syresh.
Greva njëditore synon të sigurojë një kontratë të drejtë për studiuesit dhe profesionistët teknikë të përfaqësuar nga UPTE-CWA 9119. Ndërsa Universiteti i Kalifornisë vazhdon të paguajë paga të tepruara për drejtuesit dhe të ulë radhët e administratës, kjo prek punëtorët me shkurtime pensionesh, rregullimet e pagave që nuk janë në përputhje me koston e jetesës, përhapja e pozitave me kohë të pjesshme dhe pasiguria e dhënies së pagave, janë kërcënime të vazhdueshme.
Bernie Sanders, senatori social-demokrat nga Vermonti, njwherwsh dhe kandidat presidencial, u solidarizua me grevën dhe u shpreh se ai ishte “këtu sot … jo si kandidat për president por si dikush që i ka kaluar dyzet vitet e fundit të jetës së tij duke ecur në brazda me sindikatat e punëtoreve.” Ai kishte përgatitur një fjalim të përzgjedhur për rastin, ndër të tjera duke u shprehur:
“…Ne të gjithë po e shohim se kjo që po ndodh në këtë vend, është një luftë që po zhvillohet kundër popullit punëtor të Amerikës. Dhe koha që ka kaluar duhet të bëjë që populli amerikan të ngrihet, për të thënë ‘Mjaft është mjaft’.”
Sistemi publik universitar, është një fushë beteje e domosdoshme për organizimin në punë, për shkak se ata punësojnë një numër të madh punëtorësh. Por, duke qenë se administrata universitare neoliberale privatizon veprimtarinë e tyre, duke zëvendësuar vendet e punës në sindikata me pozita individuale për të anashkaluar bisedimet kolektive dhe për të ulur kostot, atëherë sindikatat duhet të luftojnë për ta mbajtur këtë pikëmbështetje sa më të fortë.
Kampuset studentore më të mëdha të Universitetit të Kalifornisë, ndodhen në Los Anxheles dhe Berkeley. Si Los Anxhelos ashtu edhe Gjiri i Lindjes kanë dëshmuar greva masive të mësuesve, të cilat gëzonin mbështetjen e paprecedentë të komunitetit dhe u dyfishuan si akte përplasjeje në synimet e lëvizjes punëtore. Mësuesit në Sacramento, gjithashtu kanë votuar për autorizimin e një greve të ardhshme.
Ndërkohë që protestat dhe përpjektjet e punonjësve në sistemin universitar, nuk kanë marrë shumë vëmendje në të kaluarën, është e mundur që banorët në këto qytete dhe në të gjithë Kaliforninë, kësaj here ta marrin mesazhin siç duhet. Duke shpresuar që sa më shumë ta kuptojnë lidhjen midis valës së grevës së mësuesve dhe luftës së punonjësve universitarë. Të dyja këto, janë përgjigje ndaj kushteve të padrejta të punës që vijnë nga burimet e njëjta: politikat shtrënguese dhe privatizimet në arsimin publik.
Dan Russell, nënkryetar ekzekutiv i UPTE dhe punonjës IT në UC Berkeley, u shpreh: “Shkurtimet buxhetore dhe burimet e jashtme na ndikojnë, por po shohim gjithashtu sesi kjo dhimbje shtrihet edhe te studentët, pacientët dhe popullatat e tjera. Duhet të vazhdojmë të luftojmë së bashku derisa ta ndalojmë sulmin ndaj arsimit publik”.
Me këtë grevë njëditore, punonjësit i kanë përdorur “muskujt” e tyre vetëm për universitetin. Megjithëse, të negociosh me një administratë që zhvlerëson sistematikisht punën dhe di si të luajë fort, ka për të qenë një betejë e vështirë. Mirëpo këto përpjekje, do të rrisin gjasat që duke u bashkuar kësisoj, të mundësohet sigurimi i një kontratë të drejtë. /l.k/
Burimi: Jacobin