Pse të duhet lubrifikant?

Për seks më të mirë, lubrifikantin gjithmonë në xhep!
Përtej shakasë, lubrifikantët njihen si miq shumë të mirë të mardhënieve seksuale të shëndetshme. Kryesisht ato ulin fërkimin duke i bërë mardhëniet seksuale më të këndshme për partnerët. Ato parandalojnë çarjet e organeve seksuale, duke reduktuar riskun e sëmundjeve seksualisht të trasnmetueshme apo lëndime të tjera.

Ato gjithashtu rrisin ndjeshmërinë dhe kënaqësinë përgjatë momenteve intime, për eksperienca më ndjellëse. Përdoren për akte të ndryshme seksuale si vaginal, anal, apo stimulim me duar.
Lubrifikantët janë me bazë ujore, me bazë vajore, silikoni, miks, me shije, etj… Ku më të këshillueshmit janë ato me bazë ujore, sepse mund të përdoren në situata të ndryshme, janë të përshtatshëm me shumicën e lojrave të seksit dhe prezervativëve, por edhe pastrohen lehtësisht.

Në histori, vajrat e ndryshëm natyror apo yndyrnat e kafshëve kanë luajtur rolin e lubrifikantëve. Ndërsa tani njihet masivisht përdorimi i Vazelinës e cila përmban ‘’xhel-petroliumi’’, produkt që është shumë i dëmshëm për pjesët intime. Edhe pështyma është një lubrifikant i dëmshëm sepse duke qenë se përmban enzima tretëse/gërryese, mund të shkaktojë infeksione, myk, etj…
Duhet patur shumë kujdes me zgjedhjen e llojit të lubrifikantit, duke marrë në konsideratë alergjitë apo sëmundjet e ndryshme. Ato mund të blihen në farmaci apo market.
Po sikur dhuratën e ardhshme ta bësh lubrifikant?