Provimet e maturës, nisin aplikimet për formularin A1
Ethet e maturantëve për provimet e maturës shtetërore kanë filluar me plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z. Duke nisur nga sot (25 mars) me Tiranën, deri në 5 prill sa të mbyllet në të gjithë Shqipërinë, maturantët do të kenë mundësi të përzgjedhin dy lëndë me zgjedhje në portalin U-Albania.
Rezana Vrapi, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, ka sqaruar se procesi i aplikimit duhet të kryhet patjetër në ambientet e shkollës dhe nxënësit duhet të asistohen nga mësuesit dhe personat e IT në secilën shkollë.
Maturantët këshillohen të bëjnë shumë kujdes në zgjedhjet e tyre pasi universitete të ndryshme kanë kritere të ndryshme dhe nuk do të ketë mundësi të dytë për t’i ndryshuar.
Në provimet e maturës së këtij viti gjuha e huaj me zgjedhje nuk do të bëhet me dëgjim si vitin e kaluar por si gjithë provimet e tjera.
Plotësimi i formularit A1 nis në 25 mars dhe zgjat 3 ditë për qarkun e Tiranës dhe përfundon në 5 prill. Ndërsa maturantët para vitit 2017 do të kenë mundësi të aplikojnë në portalin U- Albania në periudhën 6-10 prill.