Poligjinia? Po kjo ç’ është?
Historia ime na jep mundësinë edhe ne si redaksi të mësojmë çdo ditë. Dhe në kërkimin tonë për zhvillimet e përkufizimet mbi identitetet gjinore ndeshëm termin ‘’Polygender’’. Një kocept që është futur së fundmi në fjalorin e komunitetit LGBTQ+. Përfaqëson një botëkuptim më të gjerë të gjinisë, përtej kufizimeve e normave shoqërore. Kësaj here do të zbulojmë bashkë më shumë rreth poligjinisë si koncept, përkufizimin për të, eksperiencat njerëzve, dhe ndikimin që ka në shoqëri.
Gjinia vetvetiu përfshin aspektin social, kulturor, psikologjik dhe sjelljen. Ndryshe nga përkufizimi i ngurtë i gjinisë për të kategorizuar njerëzit në gra apo burra, poligjinorët mund të identifikohen me një miks gjinish. I përdorur si term për të përshkuar individët që ndjejnë disa gjini njëkohësisht, vetë fjala ‘’poli’’, me origjinë nga Greqia e Lashtë, do të thotë shumë. Prandaj poligjinia përforcon më shumë teorinë që gjinia është e vazhdueshme, dhe e ndryshueshme.
Eksperiencat e personave poligjinorë ndryshojnë nga njëri tek tjetri, teksa gjinia është thellësisht personale, e aspekt krejt personal i identitetit të gjithësecilit. Disa mund të identifikohen me një gjini statike, teksa të tjerë mund të ndjejnë një sens ndryshimi të gjinisë përgjatë jetës. Është thelbësore të kuptojmë që nuk ka një kornizë e as tituj fiksë, rrugëtimi gjinor i secilit është unik.
Gjuha e cila përdorim luan një rol kyç në shprehjen e respektin ndaj identiteteve poligjinore. Me mundësinë për të përdorur disa përemra, ata/ato, ai/atij, ajo/asaj e varietete të ndërmjetme, të kuptuarit dhe të respektuarit zgjedhjet personale të gjithësecilit është hapi i parë drejt mbështetjes, e gjithëpërfshirjes të poligjinorëve në komunitetin LGBTQ+ dhe në shoqëri më gjerë.
Shpesh kufizimet që e njohin gjininë në konstruktin e burrit apo gruas, e normativat shoqërore ndikojnë në keqkuptime për personat poligjinorë. Stereotipet dhe mungesa e dijes kontribuojnë në ndjenja izolimi e përjashtimi nga komuniteti. Edukimi dhe dialogu janë shumë të rëndësishme në sfidën ndaj këtyre keqkuptimeve e të krijuarit një ambient më gjithëpërfshirës.
Poligjinia shpesh interferon me aspekte të tjera të jetës, si rraca, etniciteti, seksualiteti, e statusi socio-ekonomik, prandaj njohja dhe kuptimi i këtyre ndërveprimeve ndihmon për një botëkuptim më të gjerë, që përqafon diversitetin njerëzor.
Në përgjithësi komuniteti LGBTQ+ sfidon normat e rregullat shoqërore në mënyrë të vazhdueshme, por veçanërisht poligjinia ofron një model tjetër, më të zgjeruar të kuptimit të gjithëpërfshirjes dhe se si individët mund të shprehin veten. Duke mbjellë rrënjë të forta të edukuara, të ndërgjegjësuara dhe pranuese ne ndihmojmë për një shoqëri më të pasur me nuanca të identiteteve njerëzore.
Referenca: https://en.wiktionary.org/wiki/poly- , https://nonbinary.wiki/wiki/Polygender , https://www.cosmopolitan.com/sex-love/a38832030/polygender/ , https://www.menshealth.com/sex-women/a41513221/polygender-definition-meaning/