Njoftim punësimi: Historia ime kërkon gazetar/e- shtyrje afati deri me 3 Shtator 2018
Pozicioni: Gazetar/e
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: Part – Time (20 orë në javë)
Afati i fundit i aplikimit: 3 Shtator 2018
Historia Ime është në kërkim të kandidatëve energjik dhe me dëshirën për tu angazhuar në një projekt mediatik që synon përmirësimin e raportimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Portali Historia Ime, i themeluar në vitin 2013 është portali i parë informativ në Shqipëri i dedikuar për të drejtat e njeriut.
Përshkrimi i punës:
Gazetari/ja që do të bëhet pjesë e redaksisë, do të jetë përgjegjës/e për publikim në baza ditore të materialeve pranë Historia Ime. Në bashkëpunim me stafin dhe asistimin e redaktorëve, gazetari/ja do ketë mundësinë të përfshihet në krijimin e produkteve mediatike multimediale me në fokus të drejtat e njeriut në Shqipëri.
Kandidati/ka i/e përzgjedhur do të ketë këto detyra kryesore:
- Raportim nga terreni mbi çështje që lidhen me të drejtat e njeriut në Shqipëri (protesta, marshime, aktivitete, lajme sociale, histori personale etj.)
- Përkthimi, redaktimi dhe hedhja në website e lajmeve që lidhen me çështje të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe më gjerë
- Nën mbikëqyrjen e redaktorëve, do të punojë për të krijuar një sërë produktesh multimediale cilësore.
- Publikimi i materialeve në rrjetet sociale: “Facebook, Instagram, Twitter”
- Hartimi periodik i raportit individual të punës me ndihmën e koordinatorit të projektit
- Të punojë part-time pranë redaksisë së Historia Ime për 20 orë në javë
Çfarë ofrojmë ne:
- Ambient pune të përbërë nga të rinj të angazhuar në gazetari me fokus çështjet e të drejtave të njeriut dhe problemet sociale.
- Mundësi për të punuar me aparatura profesionale të multimedias dhe programe kompjuterike profesionale të paketës Adobe.
- Pjesëmarrje në aktivitete, trajnime dhe konferenca Pjesëmarrje në konferenca dhe trajnime të fushës brenda dhe jashtë vendit
- Respektim i paanshmërisë dhe etikës së medias duke i dhënë mundësinë gazetarëve të rinj të rrisin aftësitë e tyre mbi gazetarinë, multimedian dhe aktivizmin pranë një medie të lirë dhe të pavarur.
- Mundësi për orare fleksibël në varësi të studimeve apo angazhimeve të tjera.
Si mund të aplikoni?
Për të aplikuar dërgoni një email me titull: “Aplikim për pozicionin e gazetarit/es part-time” pranë Historia Ime në adresën [email protected] me përmbajtje:
- CV;
- Letër motivimi ku përfshihen eksperienca të mëparshme dhe arsyeja e aplikimit;
- Aplikantët inkurajohet që bashkë me aplikimin të ndahen shembuj të punëve të mëparshme në fushën e gazetarisë dhe multimedias (të publikuara më parë ose jo)
Në përfundim të fazës së aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për fazën e intervistave ku do të njihen me termat financiar të bashkëpunimit dhe do të marrin më shumë informacion rreth projektit.