Nis marshimi i studentëve nëpër rrethe, të gjithë drejt Tiranës

Studentët të cilët për 13 ditë rresht kanë bojkotuar mësimin në universitet, po protestojnë sërish sot para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkaq dhe studentët nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, kanë mbështetur protestën e studentëve në Tiranë duke protestuar në qytetet e tyre, por edhe duke u bashkuar me bashkëmoshtarët e tyre në kryeqytet. Nga Elbasani ka nisur marshimi nga fakultetet përkatëse, përgjatë rrugëve të qytetit, ndërkohë që disa prej tyre do t’i bashkohen bashkëmoshtarëve të tyre në Tiranë.
Po ashtu dhe në qytetit e Gjirokastrës një pjesë e studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe po protestojnë duke marshuar rrugëve të qytetit, duke thirrur “Bashkohuni me ne”, ndërkohë që pjesa tjetër vijon mësimin.
Për protestën e ditës së sotme, nga qyteti i Korçës janë nisur drejt Tiranës rreth 200 studentë. Që prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës janë nisur 4 autobuzë të cilët do ti bashkohen studentëve në Tiranë.
Grumbullimi i të rinjve do të fillojë në orën 8:30 në fakultete prej nga do të nisë marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Qeveria nuk ka reaguar deri tani për të plotësuar kërkesat e studentëve, por ka vazhduar të kërkojë dialog për plotësimin e tyre./ k.j
Burimi: faxweb