Ministria e Arsimit “harron” të bëjë tenderin, mijëra nxënës mbeten pa dëftesa
Fillimi i muajit korrik është periudha kur nis shpërndarja e dëftesave, por në asnjë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë ky proces nuk ka filluar.
Edhe pse mësuesit e kanë përfunduar nxjerrjen e rezultateve, ata janë në pritje për të marrë dokumentin që zyrtarizon vlerësimet e nxënësve. Kjo për shkak të vonesës së Ministrisë së Arsimit që nuk ka zhvilluar në kohë tenderin për printimin e dëftesave që duhet të ishte realizuar që në muajin Prill.
Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka tha për Vizion Plus se shpërndarja e dëftesave te notave mund te behet vetëm pas verës, ndaj nxënësit duhet të dy muaj për të marrë rezultatet.
Zgjidhet problem për maturantët:
Ndërkohe është zgjidhur problemi për 7 mije maturantet që do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Para 15 korrikut që është dhe afati i fundit i aplikimit, për ta janë shpërndare dëftesat dhe certifikatat e notave.